Britney Spears ka nënshkruar një marrëveshje për botimin e librit të saj të ardhshëm me shtëpinë botuese Simon & Schuster me një vlerë prej 15 milionë dollarësh. Marrëveshja është raportuar nga mediat të cilat kanë kontaktuar me avokatin e Spears, Mathew S. Rosengart, si dhe me përfaqësuesit e Simon & Schuster për komente dhe informacione shtesë por asnjëra prej të cilave nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur shifrën prej 15 milionë dollarësh. Marrëveshja e Spears me Simon & Schuster thuhet se erdhi pas shumë ofertash midis botuesve të shumtë. Marrëveshja u përshkrua për mediat si “një nga më të mëdhatë e të gjitha kohërave, pas Obamas”, i cili thuhet se nënshkroi një marrëveshje prej 60 milionë dollarësh me Penguin Random House në 2017, shifra më e madhe e njohur ndonjëherë për botimet.
Më parë, edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh për librin e tij post-presidencial “My Life” në vitin 2001.
Ky libër i këngëtares thuhet se do të jetë një libër shumë i ndjerë, në të cilin Britney do të përshkruajë jetën e saj, vështirësitë që ka hasur deri më sot, momentet e bukura por pa harruar edhe ato të trishta, karrierën e saj shumë vjeçare në industrinë muzikore dhe pa dyshim marrëdhënien e saj me të atin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët prej kohësh diskutohen pafund në media. Ky libër pritet të thyejë rekordet e shitjes, ndërsa akoma nuk ka një datë të caktuar të publikimit. Së fundmi ajo ka lënë të kuptohet se është gati të fillojë të shkruajë librin e saj, duke ndarë edhe një foto të një makine shkrimi të vjetër, teksa ka shkruar: “A të filloj nga fillimi?”.