Beyonce dhe Jay-Z konkurojnë për Oscars në çmimin:” Best original song”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Beyonce dhe Jay-Z janë të dy në listën nominimeve për Oscar 2022 për këngën më të mirë origjinale. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit publikoi listën e dhjetë kategorive të ndryshme të martën, me konkursin për Këngën më të Mirë Origjinale, duke përmendur disa artistë të listës, përfshirë edhe çiftin.

Ariana Grande dhe Kid Cudi, u renditën gjithashtu për këngën e tyre Just Look Up për filmin Don’t Look Up. Billie Eilish u zgjodh për temën e James Bond-it No Time to Die nga filmi me të njëjtin emër. Dokumentari i saj: The World’s a Little Blurry, u përfshi gjithashtu në listën e nominimeve për filmin më të mirë dokumentar.

Votimi për pesë kandidatët përfundimtarë në secilën kategori fillon më 27 janar dhe nominimet do të publikohen më 8 shkurt. Ceremonia do të mbahet më 28 mars.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL