Mosmarrëveshjet prej kohësh të dy reperëve Kanye West dhe Big Sean duket se po marrin fund pasi të dy ata janë parë në shoqërinë e njëri- tjetrit në Los Anxhelos. Sipas lajmeve në media, së bashku me ta janë bashkuar edhe reperë të tjerë, duke përfshirë ish-yllin e NFL-së, Antonio Brown, The Game, Pressa, French Montana, Pusha T dhe Fivio Foreign, të gjithë në dukje duke u larguar nga një studio regjistrimi.
Nuk është çudi që Ye ka kaluar më shumë kohë në studio. Javën e kaluar, Ye publikoi një këngë të re me The Game të titulluar “Eazy”. Nuk ka ende lajme të konfirmuara nëse dyshja do të vijë me një tjetër bashkëpunim, por Ye ka konfirmuar albumin DONDA 2 shumë shpejt. Gjithashtu ende nuk dihet nëse Big Sean do të jetë pjesë apo jo në ndonjë nga projektet e reja të Kanye West.