Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha vazhdon të thyejë rekorde me hitin e saj I’m good (Blue) në bashkëpunim me Dj David Guetta. Hiti i cili u lancua në gusht të vitit 2022 ka vazhduar të jetë e dëgjuar në të gjithë botën. “I’m Good (Blue)” ka arritur të renditet e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë ata e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Twitter ku falënderonin njëri-tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm. Artistja shqiptare në një postim falënderues në Twitter tha se:
“…dhe vazhdon të bëhet më mirë David Guetta! Faleminderit fansave të mi, partnerëve të radios dhe transmetimit, nuk mund ta kishim bërë pa ju të gjithëve!
Duke arritur shifrën e një miliard dëgjimeve në mbarë platformat e transmetimit të muzikës, bashkëpunimi i dyshes është certifikuar me pllakatën ‘US Platinum’, e cila iu jepet këngëve të suksesshme që e tejkalojnë këtë shifër klikimesh. Ky bashkëpunim i suksesshëm i ka nominuar Bebe Rexhën dhe David Guettan për një çmim Grammy, një çmim Brits dhe dy çmime iHeart Radio Music Awards.