Reperi 28-vjeçar ka shpërndarë një video në Instagram ku njofton të gjithë fansat e tij se albumi i tij i katërt “Un Verano Sin Ti”, që përkthehet si “Një verë pa ty” – do të publikohet gjatë kësaj jave. Titulli për albumin e ri, i cili do të ketë 23 këngë të reja u zbulua muajin e kaluar.
Në dhjetor, krijuesi i hitit “Yonaguni”, emri i vërtetë i të cilit është Benito Ocasio, pranoi se nuk ishte “i mësuar me famën” ende, por mendon se kjo e ka mbajtur atë “të përulur”.
Gjatë asaj kohe ai tha se: “Unë ende nuk jam mësuar të perceptohem në këtë shkallë të jashtëzakonshme. Unë ende nuk e kuptoj se si njerëzit më shohin mua, ose se si mund të ndikoj në kaq shumë njerëz. Dhe ndoshta kjo është mirë. Ndoshta moskuptimi i shtrirjes sime më ndihmon të mbahem i përulur. Më ndihmon të mbaj të njëjtin Benito që po rritesha. Ai që krijoi artin vetëm sepse ishte i pasionuar pas tij.”
Tashmë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, nuk ngelet gjë tjetër veçse të presin fundjavën për publikimin e albumit.