I titulluar Love Sux, albumi me 12 këngë është prodhuar nga Travis Barker’s DTA records. Lavigne, 37 vjeçe, njoftoi për publikimin e albumit të saj pak para mesnatës në rrjetin e saj social Twitter .
“Knock knock. Kush është atje? Dashuria. Dashuria kë? LOVE SUX BITCHES ,” shkroi ajo në statusin e saj. Ky është albumi i parë i Lavigne që prej vitit 2019 me ” Head Above Water”, albumi i fundit që ajo publikoi me Elektra Records. Javën e kaluar, Lavinge lajmëroi për albumin e saj të ardhshëm në Instagram me një koleksion fotografish me Barker dhe Blackbear. Love Sux sjell bashkëpunimin e Lavigne me Barker të quajtur “Bite Me”, të cilin ajo debutoi në nëntor 2021 në një video të postuar në tiktok.
“Ai luajti në albumin tim “The Best Damn Thing”. Kjo ishte 15 vjet më parë, kështu që ishte e mrekullueshme të rilidhesha me të për këtë album,” tha Lavigne së fundmi për mediat për punën e saj me Barker. “Ka qenë mirë të punosh me të, sepse ai është një artist – duke qenë se presidenti i labelit tim është artist, kjo e bën disi më të lehtë dhe më argëtuese sepse ai thjesht e kupton.”
Artistja kanadeze fillimisht e shpalli publikimin e këngës në Instagram së bashku me një foto të saj ku shkruhej “Bite Me”. Një javë më parë, Lavigne njoftoi gjithashtu se po i bashkohej DTA Records, të lançuar nga Barker në vitin 2019. Tashmë fansat kanë mundësinë për të dëgjuar 12 këngë të reja në Apple dhe Spotify.