Artistët më të dëgjuar në Spotify.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ashtu sikurse çdo vit, Spotify ka realizuar klasifikimet e vitit për artistët më të suksesshëm dhe hitet më të pëlqyera nga publiku. Përveç statistikave të personalizuara, Spotify mbledh gjithashtu të dhëna për artistët, këngët, albumet si dhe podkastet më të mira të vitit. Këtë, të mërkurë, platforma e transmetimit zbuloi se Bad Bunny ishte artisti me hitet më të dëgjuara në të gjithë botën. Ky është një rekord që Bad Bunny po e mban për të tretin vit radhazi. Ai mblodhi më shumë se 18.5 miliardë transmetime këtë vit. Albumi i tij Un Verano Sin Ti u rendit në vendin e parë për albumet më të transmetuara globale dhe kënga  “Me Porto Bonito” u rendit në vendin e tretë për këngët më të transmetuara në të gjithë botën. Transmetimet e tij gjithashtu janë dyfishuar nga viti i kaluar. Ndërkohë, Taylor Swift vijon pas tij si artistja e dytë femër me hitet më të dëgjuara në botë . Swift gjithashtu zuri vendin e parë në shumicën e artistëve viralë globalisht. Pas Bad Bunny dhe Swift vendin e tretë e zë Drake si një nga artistët më të dëgjuar globalisht dhe i pari për artistët me hitet më të transmetuara në Shtetet e Bashkuara.

Kësaj top liste pa diskutim që nuk mund t’i mungonin The Weekend dhe grupi BTS të cilët janë renditur në vend të katërt dhe të pestë. 

 

Ndërkohë po iu sjellim dhe listën kryesore me të dhënat nga Spotify:

 

Artistët më të dëgjuar
Bad Bunny
Taylor Swift
Drake
The Weeknd
BTS

 

Këngët më të transmetuara
“As It Was” by Harry Styles
“Heat Waves” by Glass Animals
“STAY (with Justin Bieber)” by The Kid LAROI
“Me Porto Bonito” by Bad Bunny feat. Chencho Corleone
“Tití Me Preguntó” by Bad Bunny

 

Albumi më i dëgjuar
Un Verano Sin Ti, Bad Bunny
Harry’s House, Harry Styles
SOUR, Olivia Rodrigo
Ed Sheeran
Planet Her, Doja Cat

 

Artistët viral
Taylor Swift
The Weeknd
Bad Bunny
BTS
Lana Del Rey

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL