Apple arrin vlerën e tregut prej 3 trilion dollarë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Gjigandi i teknologjisë amerikane Apple është bërë kompania e parë që përllogaritet se vlerën e aksioneve në treg e ka 3 trilion dollarë. Çmimi i aksioneve të firmës është rritur me rreth 5,800% që kur bashkëthemeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv Steve Jobs sollën në treg iPhone-in e parë në vitin 2007. Kompania Apple është një nga kompanitë që ka arritur të ketë më shumë fitime gjatë pandemisë, pasi produktet e saj ishin shumë të kërkuara gjatë karantinës në mbarë botën.

Rritja e vlerës së aksioneve kompanisë ka qenë gjthashtu shumë e vrullshme, pasi në 16 muajt e fundit vlera e Apple arriti nga 2 në 3 trilion dollarë. Apple ishte e para kompani që arriti një vlerësim të tregut të aksioneve prej 1 trilion dollarë në Gusht të vitit 2018. iPhone është produkti i cili zë rreth gjysmën e shitjeve të kompanisë, ndërsa është gjithashtu i njohur shitjen tabletëve të tij iPad dhe kompjuterët Mac. Apple shiti gjithashtu edhe 27 milionë palë të modelit të saj më të ri AirPods gjatë festave të fundvitit, duke sjellë rritje 20% nga viti në vit. Aksionet e Apple u rritën me 34% në 2021. Apple tregoi rritje vjetore në të gjitha kategoritë e produkteve të saj në fitimet e tremujorit të katërt, me të ardhura të rritura me 29% nga viti në vit.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL