Hapësire reklamuese

Aplikacioni më i ri i themeluar nga producentët amerikanë që do të shpërblejë përdoruesit deri në $1000 për identifikimin e këngëve HIT të së ardhmes.

Start Up-i muzikor Djooki ka prezantuar një vecori të rë që do të shpërndajë cmime cash për përdoruesit e tij që kanë aftësinë të zbulojnë se kush do të jenë këngët HIT të së nesërmes.
Aplikacioni i ri që mban emrin HitHunter u prezantua në Djooki Music Awards në korrik të 2020 dhe u përshkrua si konkursi i parë muzikor online për të gjithë artistët dhe tekstshkrusit në mbarë botën. Konkursi mendohet të zhvillohet 4 herë në vit  dhe per artistin fitues premtohet një cmim cash prej $10,000 si dhe një seancë regjistrimi ne Capitol Studios në Hollywood.

Djooki është themeluar nga producenti muzikor amerikan Brian Malouf i cili ka punuar me artistë si Madonna dhe Michael Jackson së bashku me ish CEO e Universal Studios Andrew Dakhovsky dhe operon me seli në Los Angeles, Londër, Berlin dhe Kiev, Ukraine.
Pjesë e skuadrës janë gjithashtu edhe drejtori muzikor i nominuar për çmim Grammy, Patrice Rushen, tekstshkruesja Sacha Starbek dhe producenti muzikor Justin Gray i cili mban merita për shumë këngë të famshme të artistëve si Mariah Carey, John Legend dhe Avril Lavigne.

Aplikacioni u lejon përdorusve të mbeshtesin kënget që ata mendojnë se do të bëhen hite në të ardhmen duke krijuar lista javore për të cilat përdoruesit do të marrin Pikë Hit në bazë të klasifikimit të këngëve që ata kanë mbështetur.
Çmimet variojnë nga $100, $75, $50, $25, dhe $10, dhe do të shpërndahen në varësi të pikëve të mbledhura cdo javë.
Një çmim i madh prej $1000 do të shkojë për “lojtarin” që ka mbledhur më shumë pikë në përfundim të raundeve të konkursit dhe cmime prej $500, $250, $100 dhe $50 për ata që do të dalin në vend të dytë, tretë dhe të katërt.

Kjo veçori e re e aplikacionit e zgjeron më shumë konceptin e rekomandimit te shijeve muzikore duke e perfshirë edhe komunitetin e dëgjuesve dhe të përdoruesve në procesin e përzgjedhjes dhe kurimit të këngëve dhe hiteve të së ardhmes.
Bashkëthemeluesi i këtij aplikacioni shprehet se me anë të kësaj ideje inovative, personat që nuk kanë ndonjë lidhje direkte me muzikën të tregojnë aftesinë dhe talentin e tyre dhe në të njëjtën kohë të vlerësohen për këtë në formën e çmimeve monetare por jo vetëm.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM