Hapësire reklamuese

Anëtarët e Pink Floyd rikthehen pas një kohe të gjatë me një këngë në mbështetje të Ukrainës.

Grupi legjendar i rokut, Pink Floyd, ka publikuar një këngë në mbështetje të Ukrainës.Kjo është kënga e parë nga grupi që prej vitit 1994 dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për ndihmë humanitare. Kënga është realizuar nga kitaristi David Gilmour dhe bateristi Nick Mason, me basistin Guy Pratt dhe Nitin Saëhney 

Kënga quhet “Hey Hey Rise Up” dhe është bërë në bashkëpunim me këngëtarin Andriy Khlyvnyuk, një muzikant ukrainas i grupit Boombox. Në klip paraqitet Khlyvnyuk duke interpretuar një këngë patriotike ukrainase përpara Katedrales së Shën Sofisë në Kyiv dhe e postoi në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste një prej anëtarëve të grupit David Gilmour u shpreh duke thënë se : “Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina”.

Pink Floyd u themelua në Londër në mesin e viteve 1960, përpara se të publikonte albume me ndikim në 1970 si “The Dark Side of the Moon”, “Wish You Were Here” dhe “The Wall”.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM