Këtë javë, Big Hit Music njoftoi se anëtari i BTS, Suga, 28 vjeç, rezultoi pozitiv me COVID-19 në prag të Krishtlindjeve pasi u kthye në Korenë e Jugut nga SHBA.
Një ditë pasi anëtari tjetër i grupit Suga rezultoi pozitiv diten e premte, kompania menaxhuese e grupit të njohur të muzikës K-pop, Big Hit Music, njoftoi në një deklaratë të shtunën se RM, 27 vjeç dhe Jin, 29 vjeç gjithashtu rezultuan positive, ndonëse të dy ata përfunduan procesin e vaksinimit në fund të muajit gusht. Gjithashtu në media u tha se as RM dhe as Jin nuk “kishin kontakt” me anëtarët e tjerë të BTS pas kthimit të tyre në Kore pasi po ndjekin të gjithë rregullat e sigurisë.