Këngëtarja amerikane, Alicia Keys ka njoftuar se më 10 dhjetor do të publikojë albumin e saj të ri, të titulluar “KEYS”. Keys ka bërë të ditur se do ta sjellë këtë album në dy versione “Origjinals” dhe “Unlocked”. Ajo tashmë ka publikuar njërën prej këngëve të albumit, të titulluar “Best of Me”, në dy versionet.Këngëtarja 40-vjeçare, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, përfshirë “Grammy” ka vite që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore për shkak të angazhimeve të saj në jetën personale.