Aktori i njohur, Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa po xhironte për filmin e tij më të ri, “Rust”. Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjizorin e filmit.
Sipas autoriteteve të Santa Fe, Baldwin i cili luan një rol dhe është njëkohësisht producent i filmit, ka shkrepur armën duke shkaktuar një incident që përfundoi fatal. Autoritetet konfirmojnë se drejtoresha 42-vjeçare e fotografisë Halyna Hutchins, ashtu edhe regjizori Joel Souza, 48, janë qëlluar nga aktori Alec Baldwin.
“Hutchins, u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Meksikës, ku ndërroi jetë pak pas arritjes, e ndërsa regjizori mori ndihmën e parë nga ambulanca dhe aktualisht është nën kujdesin e tyre. Hetimet qëndrojnë të hapura.”- kanë treguar autoritetet për mediat.
Nga të dhënat e para, thuhet se aktori ka shkuar me vullnet të plotë të flasë me hetuesit dhe është parë i tronditur pas ngjarjes së ndodhur.Supozohej që arma të përdorej kur të ishte bosh, por hetuesit janë ende duke kërkuar për detajet që do t’i çojnë tek shkaku i aksidentit.
Xhirimet e filmit “Rust” pritej të vazhdonin deri në fillim të nëntorit. Filmi flet për historinë e një djali 13-vjeçar që pas vdekjes së prindërve duhet të kujdeset për veten dhe vëllain. Adoleshenti arratiset bashkë me gjyshin e tij (të larguar prej vitesh) pasi u dënua për vrasjen aksidentale të një fermeri vendas.