Vazhdimi i albumit të tij më të fundit që në vitin 2019 “Hollywood Bleeding”, për të cilin është punuar deri më tani, mësohet se do të publikohet gjatë muajit maj. Twelve Carat Toothache është albumi i katërt që Post Malone do të publikojë dhe ashtu si çdo herë do të vijë ndryshe. Prej muajsh vetë ai ka paralajmëruar se do të vijë me risi ndonëse nuk ka publikuar më të tjera njoftime lidhur me albumin. Gjatë gjithë kësaj kohe Post Malone ka qenë duke realizuar këngë të reja dhe premton se ky album do t’i kalojë të gjitha pritshmëritë. Albumi i tij më i ri do të ketë një minutazh prej 45 minutash duke e bërë në këtë mënyrë albumin më të shkurtër që Post Malone ka sjellë ndonjëherë për fansat e tij. Të tjera detaje nuk dihen ende prandaj nuk na ngelet tjetër gjë veçse të presim publikimin e tij .