Aktorja e njohur Sandra Bullock tërhiqet nga aktrimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun në mbarë botën  Sandra Bullock ka konfirmuar se do të shkëputet nga aktrimi tani për tani. Për Entertainment Tonight, aktorja është shprehur se nuk e di se sa do të zgjasë kjo shkëputje por thotë se do të jetë në vendin që e bën atë të lumtur, në shtëpi me fëmijët e saj 12 dhe 10 vjeçar.

Ndonëse nuk e ka përdorur ende fjalën “pension” kur bëhet fjalë për karrierën e saj, ajo thotë se ka në plan të marrë një pauzë të gjatë nga Hollywood në favor të të qenit nënë me kohë të plotë.

Filmi i saj i fundit, Qyteti i Humbur, me aktorin e Channing Tatum, do të publikohet në kinema më 25 mars. Pas këtij filmi ajo ka vetëm një film tjetër për fansat e saj, i fundit derisa ajo të vendosë sërisht se është koha për t’u kthyer në Hollywood. Filmi aksion-triller Bullet Train, me aktorin e Brad Pitt, është tashmë në post-produksion dhe pritet të publikohet gjatë këtij viti.

Në një intervistë për Entertainment Tonight tha se: “Unë e marr punën time shumë seriozisht,” tha ajo, duke vënë në dukje se është një punë “24/7”. “Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me fëmijët e mi dhe familjen time. Këtu do të jem për një farë kohë.”

Kur u pyet se çfarë përfshin në listën e gjërave që do të bëjë në përditshmëri.“Duke ju shërbyer çdo gjë që iu nevojitet fëmijëve,” tha ajo. “Kalendari i tyre social.”

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL