Hapësire reklamuese

Aktori Will Smith i kërkon falje Chris Rock pas goditjes me shuplakë në fytyrë.

Aktori Will Smith kërkoi falje për goditjen me shuplakë në fytyrë që i dha komikut dhe prezantuesit Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar 2022. Në deklaratën e tij ai ka shkruar :“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, tha ai, duke iu referuar gruas së tij, aktores Jada Pinkett Smith.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Unë dola jashtë linjës dhe gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”.

 

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit e dënoi sjelljen e tij dhe tha se ka nisur zyrtarisht një shqyrtim zyrtar të incidentit dhe do të hetojë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë.

Smith gjithashtu i kërkoi falje “Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e ndoqën në mbarë botën”.

“Dëshiroj t’i kërkoj falje familjes Williams dhe familjes së filmit ‘King Richard’. Më vjen shumë keq që sjellja ime e ka njollosur atë që përndryshe ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne”, shtoi ai, duke iu referuar tenisteve Venus dhe Serena Williams, që luajnë me të në filmin “King Richard”.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM