Aktori i njohur i “A Very Long Engagement” dhe “Hannibal Rising” u shtrua në spital pas aksidentit në Alpe. Ulliel menjëherë u transportua me helikopter të martën në spital por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra. Mediat franceze raportuan se Ulliel u përplas me një skiator tjetër në një pikë kalimi, duke pësuar traumë në kokë. Skiatori tjetër u mësua se nuk ishte shtruar në spital dhe policia ka nisur një hetim për ngjarjen e ndodhur. Pas disa punëve në televizion, Ulliel pati një rol të vogël në Brotherhood of the Wolf të vitit 2001, së bashku me Vincent Cassel dhe Monica Bellucci. Puna e vlerësuar në filmat francezë “Summer Things” dhe “Strayed” më pas e çuan në rolin kryesor të “A Very Long Engagement” të Jean-Pierre Jeunet, përballë me Audrey Tautou. Performanca e shkëlqyer e tij bëri që të fitojë çmimin Cesar për aktorin më premtues. Ulliel gjithashtu luajti role më pas si Hannibal Lecter i ri në prequel Hannibal Rising, dhe si Yves Saint Laurent në filmin biografik Laurent, i cili i dha atij një nominim për Cesar për aktorin më të mirë. Më vonë ai fitoi çmimin për “It’s Only the End of the World” të Xavier Dolan, i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Kanë.
“Gaspardi i përkiste këtij brezi të ri aktorësh që po krijonin kinemanë franceze të së ardhmes”, tha drejtori i festivalit Thierry Fremaux për mediat “Ai ishte po aq i shkëlqyer dhe i talentuar. Ai dha shumë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë.”
Ulliel ishte gjithashtu i njohur për të qenë imazhi i “Bleu de Chanel”. Ndonëse i ri në moshë, rolet e tij qenë të shumta në kinematografi dhe tejet të suksesshme, duke fituar çmime të shumta. Gaspard Ulliel u nda nga jeta ditën e martë duke lënë pas bashkëshorten e tij dhe një djalë të vetëm.