Aktori Bruce Willis tërhiqet nga aktrimi për shkak të problemeve me shëndetin.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Aktori Bruce Willis është i njohur për karrierën e tij të gjatë në Hollywood prej disa dekadash, i njohur për rolet e tij kryesore në filmat aksion si “Die Hard” dhe vazhdimet e tij, “Armageddon” dhe shumë të tjerë.

Familja e Bruce Willis njoftoi për mediat se aktori i njohur amerikan po tërhiqet nga aktrimi pas diagnostikimit me një sëmundje serioze mendore. Bruce ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe është diagnostikuar me afazi, një gjendje kjo e cila ka ndikuar në aftësitë e tij konjitive”, thuhej në një prej komenteve të familjes së tij. Afazia, sëmundja me të cilen ai është diagnostifikuar dëmton aftësinë për të komunikuar dhe mund të ndikojë në aftësinë për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si verbale ashtu edhe të shkruar.

Bruce Willis punoi shumë gjatë dy viteve të fundit përpara se familja e aktorit të njoftonte tërheqjen e tij nga aktrimi. Para daljes në pension, Willis kryesonte në shumë filma aksion, të cilët u shfaqën në të gjithë kinematë.  Pasi luajti në filmin e vitit 2019, “Glass” duke ripërsëritur rolin e tij nga “Unbreakable” i vitit 2000 dhe “Motherless Brooklyn” me regji të Edward Norton, Willis u shfaq në 15 filma të publikuar në dy vitet e fundit. Përfshirë filmat si: 10 Minutes Gone, Trauma Center, Survive the Night, Hard Kill, Breach, Cosmic Sin, Midnight in the Switchgrass, Out of Death, Survive the Game, Apex, Deadlock, Fortress, American Siege, Benzine Alley, dhe A Day to Die.

Gjithashtu mësohet ai ka edhe tetë filma të tjerë të listuar si të përfunduar ose në post-produksion, duke përfshirë një vazhdim të “Fortress” me aktorin Chad Michael Murray.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL