Çmimet Oscar për të 94-in vit rradhazi tashmë, do të transmetohen drejtpërdrejt në ABC nga Teatri Dolby në Los Angeles më 27 mars. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të kërkojë nga të gjithë të ftuarit dhe të nominuarit të tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, si dhe dy teste P.C.R negative për ata që duan të marrin pjesë në Oscars këtë vit. Çmimet këtë vit do të zhvillohen në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, i cili ka rreth 3320 vende dhe vetëm 2500 të ftuar priten në shfaqjen e këtij viti. Interpretuesit dhe prezantuesit do të duhet t’i nënshtrohen testimit , por nuk do t’u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit, tha fillimisht një zëdhënëse e Akademisë për New York Times të enjten.
Vendimi u mor në përputhje me protokollet e sigurisë në lidhje me standardet e kthimit në punë të vendosura nga Los Angeles County, tha zëdhënësja. Ky lajm vjen vetëm një javë pasi u raportua fillimisht se Akademia nuk po planifikonte të kërkonte prova të vaksinimit por vetëm një test negativ P.C.R ose test të shpejtë ditën e eventit sipas The Hollywood Reporter. Në fillim të kësaj jave, u njoftua gjithashtu se Amy Schumer, Regina Hall dhe Wanda Sykes do të mirëpresin të ftuarit në tapetin e kuq pas Jimmy Kimmel i cili ishte i fundit i famshëm që priti çmimet Oscar, në 2017 dhe 2018. Ndërkohë fansat po presin të shohin aktorë të rinj që janë nominuar për herë të parë në karrierën e tyre duke përfshirë Nicole Kidman, Denzel Washington dhe Javier Bardem. Kristen Stewart është gjithashtu në garë për aktoren më të mirë për rolin e saj si Lady Diana në Spencer, Ariana DeBose ka zënë një vend në kategorinë e aktores më të mirë dytësore për rolin e saj si Anita në West Side Story të Steven Spielberg dhe Jesse Plemons është kandidat për aktorin më të mirë dytësor për rolin e George Burbank në The Power of the Dog.