Fituesja e pesëmbēdhjetë çmimeve Grammy tashmë pritet të lançojë albumin e saj të katërt ,të cilin fansa nga e gjithë bota mezi po e presin. Lajmet për albumin e saj të ri filluan që të qarkullonin pas statusit në twitter të një Dj kanadez i cili shkruajti ,se një prej këngëve të saj më të fundit do të lancohej brenda javës së parë të tetorit, saktësisht në datën 1 tetor. Adele në datën 1 nuk lancoi asnjë projekt të ri por disa tabela me titullin e albumit të saj “30” filluan të shfaqeshin në qytete në mbarë botën duke përfshirë dhe disa nga pikat turistike më të rëndësishme nëpër botë .Më tej në datën 5 Adele shuajti kuriozitetin e të gjithë fansave përmes një statusi në rrjetet sociale, duke njoftuar se projekti i saj më i ri i titulluar : “easy on me” do të publikohej në datën 15 tetor.
Në datën 13 tetor Adele konfirmoi në një njoftim përmes rrjeteve sociale se albumi i saj i ri i cili titullohet “30”, për të gjithë fansat që kishin aluduar dhe spekuluar prej muajsh me rradhë. Gjithashtu në statusin e saj ajo u shpreh se tashmë ëhtë e gatshme për publikimin e këtij albumi pasi ka kaluar periudhën më të vështirë në jetën e saj , divorcin nga ish – bashkëshorti i saj Simon Konecki.
Të gjithë emrat e albumeve të Adele nënkuptojnë moshën në të cilën ishte kur i shkruajti ato. Albumi i parë debutues u titullua 19, i dyti 21 dhe i treti 25. Gjatë një interviste pak vite më parë Adele deklaroi se numrat e shënuar në titujt e albumeve kurrë nuk kanë përkuar me moshën e saj aktuale kur janë publikuar. Pra për të qenë më të qartë, Adele e ka shkruajtur albumin e saj të titulluar “30” , tre vite më parë sepse tani ajo është 33 vjeç.