Adele ka folur për miqësinë e saj me Drake, duke e quajtur atë si një nga dhuratat më të mëdha të gjithë karrierës së saj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Ndonëse ata të dy vijnë nga anë të kundërta dhe kurrë nuk kanë patur një bashkëpunim muzikor, ata  kanë një shoqëri tejet të ngushtë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Adele dhe reperin e njohur Drake. 

Adele dhe Drake ndajnë një shoqëri të ngushtē prej kohësh, detaje për të cilën Adele ka ndarë me ne kohët e fundit gjatë një interviste në një Radio. Adele foli dhe ndau disa mendime se pse të dy e kuptojnë aq mirë njëri-tjetrin duke thënë se”

“Ne jemi një racë që po vdes,” tha ajo, duke iu referuar mega-famës globale të saj dhe Drake, e cila është bërë më e rrallë dhe më e vështirë për t’u arritur me rritjen e transmetimit. “Ishim 10 veta.”

“Unë nuk mendoj se do të ketë shumë prej nesh përsëri në krye duke e bërë atë ashtu siç po e bënim ne ,” vazhdoi Adele. “Ne dolëm përpara transmetimit. Ne dolëm përpara të gjitha furijeve të mediave sociale si: “Ke pesë sekonda për t’u argëtuar; përndryshe, dil jashtë”. Ne kemi ekzistuar në shkollën e vjetër të industrisë që jemi rritur duke e parë dhe duke aspiruar për të qenë pjesë e saj”.

Ndërsa Adele pritej të publikonte albumin e ri  “30”, Drake u tregua një nga suportuesit të saj më të mëdhenj, duke promovuar këngët e saj në rrjete sociale dhe duke e përkrahur me anë të statuseve. Më tej u mësua gjithashtu se Adele ka luajtur privatisht albumin “30” për Drake një vit më parë, për të marrë mendimet dhe komentet e tij mbi këngët e shkruara. 

Adele foli  për miqësinë e saj me Drake, duke e quajtur atë si një nga dhuratat më të mëdha të gjithë karrierës së saj.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL