Adele fitoi tre çmime të mëdha në Brit Awards 2022 të martën, më 8 shkurt. Ikona e muzikës mori çmimin si artistja e vitit, çmimin për albumin e vitit “30” dhe pë këngën e vitit “Easy On Me”. Ajo ia kushtoi çmimin për albumin e vitit djalit të saj Angelo dhe ish-bashkëshortit të saj Simon Konecki. “Ky album ishte i gjithë udhëtimi ynë, jo vetëm i imi, dhe unë jam shumë krenare për veten time që u qëndrova pas armëve dhe publikova një album që ishte kaq personal për mua, sepse jo shumë njerëz e bëjnë më këtë,” – tha ajo. Adele nuk arriti të fitonte vetëm në një kategori, pasi çmimi i artistit më të mirë pop/rock të votuar nga fansat shkoi për Dua Lipa. Ajo fitoi për herë të tretë çmimin si për albumin ashtu edhe për këngën e vitit. Më parë kishte fituar çmimin për albumin e vitit për albumet “21” në 2012 dhe “25” në vitin 2016. Adele më herët ka fituar gjithashtu çmimet për këngën e vitit për “Skyfall” në vitin 2013 dhe “Hello” në vitin 2016. Ajo është shpallur artistja e parë solo në historinë e Britanisë që fitoi çmimin e albumit të vitit tre herë dhe artistja e dytë pas Coldplay që fitoi çmimin me tre albume të njëpasnjëshme në studio.