Stilisti Virgil Abloh ndërroi jetë pak kohë më parë pasi luftoi me kancerin për më shumë se dy vjet. Ai ishte drejtor artistik i veshjeve për meshkuj për “Louis Vuitton” me një linjë mbresëlënëse pune në industrinë e modës. Virgil Abloh u emërua drejtor kreativ i veshjeve për meshkuj në LV në vitin 2018. Ai lançoi linjën e tij të veshjeve, “Off-White”, në vitin 2013 dhe ka fituar një audiencë të madhe për koleksionet e tij. Kanye, nga ana tjetër, kishte bashkëpunuar me LV më shumë se dhjetë vjet më parë dhe atletet e tij ishin një sukses i madh në mesin e profestionistëve të modës. Shitjet vjetore gjithashtu kaluan shifrën 1.5 miliardë dollarë në vitin 2019. Me ndarjen e tij nga jeta, shtëpia franceze e modës po mendon për një zëvendësues.
Sipas një raporti të fundit nga mediat u raportura se para vdekjes së tij muajin e kaluar, Virgil Abloh dhe Kanye West kishin diskutuar mundësinë që Kanye të merrte pozicionin e stilistit të ndjerë në kompaninë franceze. Gjithashtu mësohet se Kanye është duke u konsideruar për pozicionin e drejtorit kreativ në Louis Vuitton, për momentin. Një burim i afërt I tyre tregoi qëndrimin e Kanye për këtë temë dhe tha: “Kanye është i shkatërruar për vdekjen e Virgil sepse ata kishin qenë miq për vite dhe punonin shumë së bashku”.
Ata gjithashtu shtuan, “Ata ndanë një vizion të ngjashëm dhe tani Kanye ndjen se i detyrohet Virgil për të vazhduar punën e tij në Louis Vuitton”.
Nuk ka asnjë konfirmim nga reperi dhe mbetet ende për t’u parë nëse ai do të futet më tej në industrinë e modës me një pozicion të tillë.