Albumi i tij më i fundit “Animal Ambition”, u publikua në 2014.
50 Cent ka njoftuar se albumi i tij i ardhshëm do të jetë albumi i tij i fundit, por gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet plotësisht nga muzika. Reperi albumin e tij më të fundit të titulluar “Animal Ambition”, e ka publikuar në vitin 2014.
Në një intervistë të kohëve të fundit për të promovuar serialin spin-off Power Force 50 që do të publikohet së shpejti, krijoi aludime të shumta në rrjet ku shkruhej: “Buzëqeshni, albumi im i ardhshëm mund të jetë i fundit”. Ai konfirmoi për mediat gjithashtu se do të vazhdojë të publikojë muzikë, por ka të ngjarë që shumë prej saj t’i bashkëngjiten projekteve të tij televizive.
Në të kaluarën, 50 Cent ka nxjerrë gjithsej pesë albume në studio në karrierën e tij, Get Rich or Die Tryin në vitin 2003, The Massacre në vitin 2005, Curtis në vitin 2007, Before I Self Destruct në vitin 2009 dhe Animal Ambition në 2014. Me G- Unit, ai ka nxjerrë dy albume përkatësisht në vitet 2003 dhe 2008.