Të gjithëve na ndodh të presim në aeroporte dhe sigurisht që është diçka e lodhshme dhe e mërzitshme, por jo në këto vende. Më poshtë do t’iu listojmë disa nga aeroportet më “COOL” në botë deri më tani ,bazuar mbi komoditetin dhe veçoritë e tjera që kanë.
1)Aeroporti Schipol në Amsterdam.
Në aeroportin Schipol ndodhet edhe muzeu Rijks ku veç pikturave të famshme hollandeze, udhëtaret mund të shohin edhe koleksionin e aeroplanëve më të vjetër ndonjëherë.
2)Shfaqje në aeroportin ndërkombëtar Incheon në Korenë e Jugut.
Çdo ditë të vitit në skenën e sallës së Milleniumit në Terminalin e parë jepen shfaqje kulturore si dhe koncerte klasike e K-pop pesë herë në ditë. Ndërsa në katin e tretë të Terminalit 2 zhvillohen shfaqje kërcimi me veshje të maskuara tre herë në ditë.
3)Netflix dhe çdo gjë tjetër vetëm në aeroportin e Dubait .
Aeroporti nderkombëtar i Dubait është kthyer në një vend tejet komod ku udhëtarët mund të konsumojnë diçka gjatë pritjes, të ndjekin Netflix e më pas në terminalin 3 , ofrohen palestra , banja, xhakuzi dhe pishina. Sigurisht asnjë nga këto shërbime nuk është falas.
4)Aeroporti ndërkombëtar i San Françiskos.
Aeroporti ndërkombëtar i San Françiskos në bashkëpunim me muzeun SFO dhe komisionin e arteve të San Françiskos sjellin një ekspozitë në galerinë e arteve në muzeun e aeroportit.
5)Aeroporti Changi ne Singapor .
Ky aeroport është konsideruar nga udhëtarët si aeroporti i ëndrrave, i cili ka shumëllojshmëri dyqanesh e restorantesh, ujëvaren më të madhe të krijuar në botë dhe kopshtin më të madh i cili ngjason me një xhungël të vërtetë, ku madje edhe qytetarët vendas e vizitojnë këtë aeroport për të kaluar një fundjavë.