Programi Gold dhe Platinium i Shoqatës Kombëtare të Publikimeve Muzikore (NMPA) ka shpallur tekstshkruesit më të mirë të 4 mujorit të fundit të vitit 2020. Gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor 2020 janë shpërndarë 1670 certifikime Gold dhe Platinium për artistë të ndryshëm dhe 21 Savage është në krye të këtij klasifikimi me 21 certifikime.
21 Savage është një artist i cili qëndron nën kompaninë muzikore të 4 më të madhe në bote, BMG.
Në bashkëpunim me programin Gold dhe Platinium të RIAA , NMPA gjen dhe certifikon tekstshkrues këngët e të cilëve janë të zyrtarizuara nga RIAA.
Kjo e fundit numëron jo vetëm shitjet por edhe dëgjueshmërinë e kengëve në limete Gold (500,000), Platinium (1,000,000) dhe Multi-Platinium (2M+). Që nga fillimi i programit në vitin 2007, ky program ka certifikuar me mijëra tekstshkrues në mbarë botën.
21 Savage pasohet nga artisti Trippie Reed (nën kompaninë UMPG) me 19 certifikime.
Kanye West, i cili është prezantuar nga kompania Sony/ATV ishte tekstshkruesi më i mirë për 4-mujorin e tretë të 2020 me 39 certifikime, J.Cole mban vendin e parë për 4-mujorin e dytë me 21 certifikime dhe Lil Baby për 4-mujorin e parë të vitit të kaluar me 22 certifikime.
Tekstshkruesit e katër mujorit të fundit gjykohen në bazë të kreativitetit dhe vendosmërisë për të shkruar në këto kohë të vështira.
Në veçanti, 21 Savage ka treguar dominancën e tij me këngë solo dhe bashkëpunime ku 5 dhe 6 nga të cilat kapen limitin Multi-Platinium.
21 Savage është shprehur se të shkruajë muzikë është pasioni i tij dhe ndihet mjaft i lumtur kur shikon se puna e tij e palodhur po shpërblehet.